Lajme

Zgjatet orari i punës në Ujësjellës

Autori: Gazeta inFokus 10:18 | 30 July 2018

Departamenti për Konsumatorë i Ujësjellësit Prishtina përsëri njofton konsumatorët në qytetin e Prishtinës se deri më 1 shtator ka zgjatur orarin e punës në pikat e shitjes edhe për 2 orë të tjera.

“Kështu që orari i punës në departamentin për konsumatorë nga dita e hënë-premte do të jetë nga ora 08-18 ( gjithsej 10 orë ) , ndërsa ditën e shtunë do të punohet nga ora 09-16 ( gjithsej 7 orë)”, thuhet në njoftim.

Arsyeja e zgjatjes së orarit të punës në këtë departament është ofrimi i shërbimeve cilësore për bashkëatdhetarët tanë, derisa janë duke pushuar në Republikën e Kosovës.

-Advertisement-

“Për t’iu krijuar lehtësira në kryerjen e obligimeve të tyre pikërisht në vendlindjen e tyre, ne e kemi zgjatur orarin e punës në pikat e shitjes ( arkave për pagesa), duke e angazhuar stafin tonë të departamentit për konsumatorë të cilët do të jenë në dispozicion 10 orë”, thuhet në njoftimin e Ujësjellësit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera