Lajme

Zgjatet orari i parkingut në qendër të Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 09:31 | 28 August 2023

Orari i parkingjeve në qendër të Prishtinës ose siç njihet ndryshe “Zona 1” është zgjatur.

Në një njoftim të “Prishtina Parking” bëhet e ditur se ky orar nis nga ora 07:00 deri në 23:00 nga e dita e hënë në të shtunën.

“Konform Rregullores për Organizimin dhe Shfrytëzimin e Parkingjeve të Komunës së Prishtinës nga data 28.08.2023 do të ndryshohet orari i parkingjeve (parkingje komerciale dhe rezidenciale) në Zonën 1 (Qendra e Qytetit), duke filluar nga ora 7:00 deri në ora 23:00, nga e hëna deri të shtunën”.

-Advertisement-

Deri më tani, orari i parkingut me pagesë ka qenë deri në orën 19:00.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera