Lajme

Zgjatet mbyllja e kufijve mes SHBA-së dhe Kanadasë

Autori: Gazeta inFokus 22:57 | 20 February 2021

Mbyllja e kufijve mes SHBA-së dhe Kanadasë për të gjitha lëvizjet jo thelbësore u zgjat me një muaj, deri më 21 mars, theksoi qeveria kanadeze.

“Kufizimet për udhëtimet jo thelbësore me SHBA-në do të zgjaten deri më 21 mars 2021”, njoftoi Bill Blair, ministër i Sigurisë Publike.

Mbyllja e kufijve e SHBA-së me dy partnerët e saj të tregtisë së lirë amerikano veriore, Kanadanë dhe Meksikën, është vendosur që prej muajit mars 2020 dhe është zgjatur çdo muaj që prej asaj kohe, raporton ATSh.

Lejohen vetëm tregtia e mallrave dhe udhëtimet që konsiderohen thelbësore.

Nga e hëna, të gjithë udhëtarët që mbërrijnë në Kanada do të duhet të karantinohen në hotele pas mbërritjes, ndërsa presin rezultatet e testimit të detyrueshëm PCR.

Të tjera