Rozë

`Zeynep` e tregon raportin e vërtet me `Nihanin` në jetën reale

Autori: Gazeta inFokus 13:09 | 11 October 2017

Seriali “Kara Sevda” ka rrëmbyer zemrat e publikut shqiptar anë e mbanë.

Protagonistët në këtë serial, kanë marrë vëmendje të madhe nga të gjithë adhuruesit e këtij seriali.

Ani pse në serial disa nga aktorët nuk i kanë raportet dhe aq mirë mes vete, në realitet duket ndryshe.

-Advertisement-

Hazal Filiz Tunali e cila e luan rolin e Zeynep, është e dashuruar pas bashkëshortit të Nihanit, rolin e të cilës e luan aktorja Neslihan Atagul, andaj edhe vërehet një antipati ndaj njëra tjetrës.

Por kështu nuk është edhe realiteti. Në një postim të fundit në Instastory Hazal e ka dëshmuar se e ka për zemër, Neslihanin.

Aktorja turke ka publikuar një fotografi në të cilën shihet se po e lexon një revistë në ballinën e së cilës është kolegia e saj, Neslihan. “Bebe”, ka shkruar aktorja sipër fotografisë së publikuar, të cilës ia ka bashkangjitur edhe një zemër.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera