Lajme

Zëvendësshefi i BE-së: Taksa e papranueshme

Autori: Gazeta inFokus 11:45 | 18 July 2019

Riccardo Serri, zëvendësshefi i zyrës së BE-së, ka dalë sot para Komisionit për Integrime Evropiane për të folur rreth Raportit të Kosovës për vitin 2019. Ai ka ripërsëritur se taksa është një vendim i papranueshëm për BE-në.

“Vazhdoj ta përsëris qëndrimin kritik të BE-së – ky vendim nuk është në të mirën e vendit”, tha Serri.

Para se Serri ta marrë fjalën, ka folur edhe kryetarja e këtij komisioni, Blerta Deliu-Kodra.

-Advertisement-

Ajo tha se Kosova sipas këtij raporti ka shënuar progres në luftën kundër terrorizimit dhe ka pasur avancim në fushën e zbatimit të reformave europiane.

Deliu-Kodra tha se mbetet akoma për të bërë, sidomos në respektimin e të drejtave të njeriut.

Ndërkaq mysafiri nga zyra e BE-së deklaroi se Raporti për Kosovën këtë vit ka pasur për qëllim që të tregojë se sa ka bërë vendi në rrugën drejt Bashkimit Europian.

Një tjetër çështje që e përmendi zëvendësshefi i BE-së ka të bëjë me punën e Kuvendit.

Sipas tij, kjo legjislaturë ka prodhuar goxha shumë ligje, por që është shumë i politizuar duke shtuar se shpesh nuk ka kuorum dhe ka vonesa në miratimin e ligjeve.

Serri vazhdoi me atë që e quajti si pjesë kryesore të raportit dhe që ka të bëjë me zbatimin e reformave në Administratën Publike.

Përkundër progresit të bërë me miratimin e legjislacionit, sipas Serrit duhet ende punë shtesë në zbatimin e tij.

“Edhe nxjerrja e Ligjit Kundër Korrupsionit është për t’u përshëndetur, por që i njëjti duhet të zbatohet në përpikmëri”.

Për të është fort pozitiv edhe roli i shoqërisë civile e cila është një prej pikave me të cilën Kosova duhet të krenohet.

Ky tha se zgjerimi i BE-së është në proces, por që Kosova është ende në fazën fillestare.

“Në këtë Raport për Kosovën jemi koncentruar shumë në vendimet ad-hoc të qeverisë që nuk janë në pajtim me legjislacionin në fuqi”.

Kosova, sipas tij, ka dështuar që ta rregullojë çështjen e ndarjes së mjeteve për veteranët e luftës si dhe në pjesën e punësimit të personave që nuk meritojnë të ushtrojnë ato pozita.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera