Lajme

Zëvendëspresidenti i SHBA-ve takon Thaçin të parin prej liderëve të rajonit

Autori: Gazeta inFokus 13:01 | 02 August 2017

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michael Pence, para se të fillojë samiti i Kartës së Adriatikut ‘US-Adriatic Charter’ (A5), do ta takojë të parin presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Në agjendën që ka siguruar “Zeri.info” thuhet që zëvendëspresidenti amerikan pas Thaçit pritet t’i takojë kryeministren e Serbisë, kryeministrin e Shqipërisë dhe atë të Maqedonisë.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar dje për në Podgoricë, ku edhe do të mbahet samiti.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera