Sport

Zëvendëspresidenti i Asociacioneve në UEFA viziton Kampin Edukativ në Hajvali

Autori: Gazeta inFokus 15:41 | 19 November 2020

Zëvendëspresidenti i Asociacioneve në UEFA dhe njëherësh kryesuesi i programit “HatTrick”, Thierry Favre pasi mbrëmë e ndoqi nga afër ndeshjen e fundit të Kombëtares së Kosovës në Ligën e Kombeve kundër Moldavisë, sot ka vizituar selinë e FFK-së, ku ka mbajtur takim me presidentin Agim Ademi dhe sekretarin e përgjithshëm, Eroll Salihu.

Me këtë rast është diskutuar edhe për projektet e FFK-së të përfituara nga programi “HatTrick” siç është zhvillimi i talenteve të reja “Elite Youth Developement Programme U15”, pastaj edukimi i trajnerëve dhe programet e ndryshme për fëmijët, komunitetet dhe personat me nevoja të veçanta.

Rreth këtyre projekteve Favre u njoftua nga përgjegjësit Michael Ness, Edmond Rugova dhe Sanije Krasniqi.

-Advertisement-

Më pas zyrtari i lartë i UEFA-s vizitoi zyrat e reja të FFK-së, si dhe Kampin Edukativ në Hajvali.

Ai ka shprehur mbështetjen UEFA-s për projektet e FFK-së do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera