Zëvendësministrja Gashi: Diplomacia ekonomike, prej temave kryesore në qeveri

Autori: Gazeta inFokus
15:37 | 11 February 2023
Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, ka treguar se si dikaster janë duke punuar që të bëjnë ndërlidhje në mes të bizneseve vendore me ato ndërkombëtare.
Dhe kjo synohet që të bëhet duke avancuar diplomacinë ekonomike.
“Diplomacia ekonomike është një prej temave kryesore në Ministrinë e Punëve të Jashtme, por edhe në komplet resorin qeveritar dhe ministritë e linjës së ekonomisë”, është shprehur Gashi në Klan Kosova .
“Si MPJD po punojmë që të kanalizojmë energjinë e bizneseve tona dhe partnerëve në formatin e forumeve të ndryshme. Mbajtëm forumin Kosovë-Kroaci që afroi rreth 150 biznese. Synimi pra ka qenë ndërlidhja dhe roli ynë është i lehtësuesit”.
Gashi ka theksuar se përmes diplomacisë ekonomike, synohet që të bëhet promovimi i produkteve “Made in Kosova”.
Derisa ka folur për këtë pjesë ajo ka treguar se në muajin prill do të mbahet Forumi Ekonomik Kosovë-Itali, ku ka nënvizuar edhe organizimin e një forumi me bizneset me pronarë shqiptarë që operojnë gjithandej Evropës.
Për të arritur tek caku, zëvendësministrja ka treguar se janë të angazhuar 40 ‘diplomatë të ngarkuar me punë’.

Të tjera
-
Identifikohet dhe arrestohet i dyshuari për vjedhje të automjetit – vetura i kthehet pronarit
Policia e Kosovës, ka njoftuar se është identifikuar dhe arrestuar një person...
-
Aksident trafiku në Prizren, lëndohen dy persona e shkaktohen dëme të mëdha materiale
Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në fshatin, Grazhdanik të Prizrenit. ...
-
ZRRE paralajmëron shtrenjtim tjetër të energjisë elektrike
Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu th...
-
Haziri: Për agjenda të fshehura e veprime të njëanshme, nuk votohet as për Kuvend e as për Qeveri
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, është deklaruar për mosvotimin nga depute...
-
Haziri i reagon Kurtit: Ai që kundështoi gjithçka në këtë Republikë, e ka në dorë zgjidhjen e bllokadës
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, është deklaruar për mosvotimin nga depute...
-
Seanca e radhës në rastin e Liridona Ademajt mbahet më 4 qershor
Juristja e medieve, Flutura Kusari, ka bërë të ditur se seanca e radhës në ra...
-
Kurti viziton “Defender Europe 25”: Ushtria jonë po dëshmon aftësitë me ushtritë e NATO-s
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar zonën ku janë duke u mbajtur...
-
Qalaj gazetares: Nuk është e juaja që ta diskutoni pagën e deputetit
Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka refuzuar të komentojë çështjen e pagave t...
-
Klitschko e sulm*on ashpër Zelenskyn
Kryetari i Bashkisë së Kievit, Vitaly Klitschko, kritikoi ashpër presidentin ...
-
Kosovën po e viziton ministri i Jashtëm i Tanzanisë
Kosovën do ta vizitojë për tre ditë me radhë ministri i Punëve të Jashtme të ...
-
Deputeti i PDK-së uron Veselin për ditëlindje, publikon një foto të tij me Thaçin
Artan Behrami, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, përmes një postimi n...
-
Vdes i riu që u pla*gos në Mal të Zi, është nga Shipoli i Mitrovicës
Binak Kabashi nga Shipoli i Mitrovicës ka vdekur si pasojë e plagëve të marra...