Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme raporton 29 vizita
Autori: Gazeta inFokus 23:50 | 06 August 2018
Zëvendësministrja në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Rejhan Vuniqi ka raportuar edhe për punët dhe aktivitetet që i ka zhvilluar brenda MPJ-së.
Ajo ka thënë se ka marrë pjesë në takime të rregullta me drejtorët e departamenteve politike, në grupin punues për hartimin e strategjisë për diplomaci ekonomike, në hartimin e strategjisë për politikën e jashtme, në hartimin e planit të punës.
Zëvendësministrja Vuniqi, në raportin 100 ditor të punës së saj dorëzuar kryeministrit, të cilin e ka siguruar KALLXO.com, ka thënë se e ndan raportin e punës në tri pjesë, vizitat dhe aktivitetet brenda dhe jashtë Kosovës, aktivitetet nga fusha e diplomacisë ekonomike dhe aktivitete të tjera në hartimin e dokumenteve punuese në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Në kuadër të pjesë së parë të punës, Vuniqi ka raportuar se ka realizuar 29 vizita dhe aktiviteteve brenda dhe jashtë Kosovës.
Në raportin e punës, Vuniqi ka llogaritur si punë edhe pjesëmarrjen nëpër konferenca të ndryshme, brenda dhe jashtë vendit.
“Pjesëmarrja në tryezën e organizuar nga Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor me temën, “Cilësia e ajrit në Kosovë, sfidat dhe veprimet””, shkruhet në raportin e Vuniqit.
Kurse sa i përket pjesës së dytë të punës, në fushën e diplomacisë ekonomike, Vuniqi ka thënë se ka organizuar forume ekonomike, ka marrë pjesë në në platforma dypalëshe dhe shumë palëshe të karakterit ekonomik etj.
Të tjera
-
Pse po i ndanë Kurti pensionistët e FSK-së nga 100 euroshi? Pyetja e zyrtarit të lartë të AAK-së
Zyrtari i lartë i AKK-së, Lahi Brahimaj ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë ...
-
TikTok-u i kërkoi sqarime Shqipërisë, i kundërpërgjigjet Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj kërkesës së TikTok për “...
-
Nitaj: Ç’është kjo mesele? Veç vitrat jepen para se të falet Bajrami, por vitrat s’janë para të taksapaguesve
Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj e konsideron komuniste sjel...
-
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen dy persona
Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur pasditen e së dielës në rrug...
-
Një orë pritje për të hyrë te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë
Pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikave kufitare te Dheu i Bardhë, dhe në...
-
Sullivan: Trump ka vërtetë mundësi që ta negociojë marrëveshjen bërthamore me Iranin pas rënies së Assadit në Siri
Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan sugjeroi se ekzist...
-
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Një akt ekstrem censure, e ka cilësuar kreu i Partisë Demokratike Sali Berish...
-
Lorik Cana zgjedh dy politikanët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave
Lorik Cana, kapiteni ikonik i kombëtares shqiptare të futbollit i ka zgjedhur...
-
Haziri: Kurti ka refuzuar formatin e dialogimit me BE e SHBA, s’i përputhet mendësia politike me atë që kërkon Edi Rama
Nënkryetari i LDK-së dhe një prej figurave politike që ka qenë pjesë e proces...
-
Gjoshi, PDK: Të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj e jo njëherë në vit
Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të mo...
-
“100 euro fëmijës së prindit në rast social, 100 euro djalit të ministrit”: Miftaraj kërkon qeveri normale
Pas vendimit për shpërndarjen nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët – që ...
-
Shtesa 100 euro e qeverisë Kurti, PDK e qartë: Përpjekje për të mbuluar dështimin katërvjeçar
Partia Demokratike e Kosovës, po e cilëson të pamjaftueshme, ndarjen prej 100...