Lajme

Zëvendësministrja e Infrastrukturës jep dorëheqje

Autori: Gazeta inFokus 12:07 | 01 April 2023

Kryeministri Albin Kurti ka marrë vendim që ta lirojë nga detyra e zëvendësministres së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Linda Çavdarbashën.

Çavdarbasha tha se ajo ka dhënë dorëheqje për arsye profesionale dhe vazhdim të karrierës.

Ajo tha se ka njoftuar kryeministrin Kurti ditën e djeshme.

-Advertisement-

“Ju njoftoj që ditën e enjte, kam dhënë dorëheqje dhe për këtë e kam njoftuar Kryeministrin Kurti. Dorëheqja është bërë për arsye të vazhdimit të karrieres sime profesionale. Ju faleminderit”, tha ajo për Insajderin

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera