Lajme

Zëvendësministrja e Drejtësisë fton urgjentisht në takim Grupin Kundër Dhunës në Familje

Autori: Gazeta inFokus 23:29 | 06 January 2022

Zëvendësministrja e Drejtësisë, Nita Shala, ka reaguar pas rastit ku një burrë nga Llausha e Skenderajt e ka vrarë gruan e tij.

Shala tha se shqetësuese janë informatat e para, që sipas saj, po japin shenja për dështim të zyrtarëve policorë e mbrojtësve të viktimave për të garantuar të drejtën në jetë.

Shala, e cila është edhe koordinatore nacionale kundër dhunës në familje, ka bërë të ditur se ka ftuar në takim Grupin Koordinues Ndërministror Kundër Dhunës në Familje.

-Advertisement-

“Është e domosdoshme që secili institucion vendor të mbështesim me vepra qëndrimin kundër dhunës dhe të sigurohet që kjo mendësi do të zbatohet nga secili zyrtar në institucionin e tyre”, është shprehur Shala në llogarinë e saj zyrtare në Facebook.

Më tej, ajo u ka bërë thirrje përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse kundër dhunës në familje dhe asaj në bazë gjinore, që të reflektojnë mbi rastin e vrasjes që ka ndodhur dje.

“U bëj thirrje të gjithë përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse kundër dhunës në familje e asaj në bazë gjinore të reflektojnë mbi këtë rast makabër dhe të sigurohen që vajzave e grave në vorbullën e dhunës gjithmonë t’u ofrojë ndihmë e rrugëdalje dhe t’i garantojmë kujdesin e duhur institucional”, ka shtuar Shala.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera