Lajme

Zëvendësministri Shkodra vizitoi AKSP-në

Autori: Gazeta inFokus 16:08 | 15 February 2018

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Selam Shkodra vizitoi Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), ku u takua me Drejtorin e Përgjithshëm në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), Ismail Smakiqi.

Gjatë këtij takimi zëvendësministri Shkodra u njoftua nga afër me punën e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, si dhe me planin e trajnimeve të AKSP-së për këtë vit.

Zëvendësministri Shkodra së bashku me drejtorin e AKSP-së, Ismail Smakiqi dhe drejtori i AME-së, z. Fadil Kodra vizituan pjesëmarrësit në trajnimin: “Reagimi i përbashkët 2018”, i organizuar nga Agjencia për Menaxhimin Emergjent, në bashkëpunim me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Gardën e Ajoves, Agjencinë Federale të Menaxhimit Emergjent nga Amerika dhe Ushtria Amerikane.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera