Lajme

Zëvendësministri që pushoi në muajin e parë të punës

Autori: Gazeta inFokus 19:20 | 06 August 2018

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Isa Xhemajlaj ka raportuar te kryeministri se ka filluar punën në MPB një muaj pasi është emëruar si zëvendësministër për shkak të mungesës së hapësirës së akomodimit.

“Me datë 09.11.2017 jam emëruar si zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme por për shkak të mungesës së hapësirës së akomodimit kam filluar aktivitetet në MPB nga data 05.12.2017”, ka shkruar Xhemajlaj në raport.

Zëvendësministri Xhemajlaj, në raportin 100 ditor të punës së tij dorëzuar kryeministrit, të cilin e ka siguruar KALLXO.com, ka evidentuar si punë edhe takimin me ish-ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj dhe kabinetin e tij për planifikime afatgjata.

-Advertisement-

Ai në raportin e tij 2 faqësh ka raportuar si punë edhe një vizitë në Schongau të Gjermanisë për 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

“Gjatë muajit shkurt për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhe 10 vjetorit të themelimit të FC Schongau u organizua takim me bashkatdhetarët ,e punë të përkohshme në Schongau dhe rrethinë dhe u bisedua për përmirësimin dhe lehtësimin e udhëtimit drejt vendlindjes e sidomos në kalimin e pikave kufitare”, ka thënë Xhemajlaj.

Po ashtu zëvendësministri Xhemajlaj ka shkruar në raport se ai ka marrë pjesë në konferencën për lansimin e aplikacionit social “Pritjet në kufi” nga Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me “Open Data Kosovo” dhe “Girls Coding Kosovo”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera