Lajme

Zëvendësministri në listë të uzurpatorëve

Autori: Gazeta inFokus 08:32 | 09 February 2018

Shukri Maxhuni për 12 vjet kishte jetuar në një banesë të uzurpuar në lagjen “Dardania” në Prishtinë, pronë e Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB), shkruan sot Gazeta “Zëri“.

Por, pavarësisht kësaj, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj përmes një vendimi në dhjetor të vitit të kaluar atë e emëroi zëvendësministër në Ministrinë e Bujqësisë.

Gazeta “Zëri” ka siguruar listën e uzurpatorëve të Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB), në të cilën figuron edhe emri i Shukri Maxhunit. Pronën e uzurpuar ai e mbajti nga viti 2003 deri në vitin 2015, derisa largimi nga banesa ndodhi vetëm pas vendimit të Gjykatës.

-Advertisement-

Zyrtari ligjor në NPB, Genc Hundozi, e ka konfirmuar për gazetën “Zëri” se Shukri Maxhuni figuron në listën e uzurpatorëve që nga paraqitja e padisë në vitin 2005 e deri në ditën e lirimit të banesës në korrik të vitit të kaluar.

Madje ai ka thënë se për ketë rast ka edhe një vendim gjykate.

“Lënda C. nr. 2326/05, e cila ka të bëjë me lirimin e banesave nga njerëzit dhe sendet në lagjen ‘Dardania’, objekti 9/4, hyrja e 4-t, banesat me nr. 13, 14, 15, 16, 17 dhe 18, është ekzekutuar nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë më datën 10.07.2017 përmes zyrës përmbarimore të përmbaruesit privat Vais Laë me seli në magjistralen Prishtinë – Shkup”, ka thënë Hundozi në një përgjigje për gazetën “Zëri

Image

© ZËRI.INFO

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera