Zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, vizitoi punimet në rrugën në Veternik
Autori: Gazeta inFokus 15:49 | 27 November 2017
Zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, ka vizituar rrugën e cila është në përfundim e sipër në hyrje të Prishtinës, nga Veterniku. Zëvendësministri Kadriu tha para mediave se kjo rrugë është afër përfundimit dhe se me përmirësimin e kushteve atmosferike, kanë mbetur edhe dy-tri ditë punë që kjo rrugë të përfundojë dhe të lëshohet në qarkullim.
“Së bashku me këshilltarët e Ministrit, kemi dalur në vizitë të rrugëve edhe për shkak të motit të keq që po mbetëron sot në Republikën e Kosovës dhe ta vizitojmë rrugën në hyrje të qytetit të Prishtinës, e cila është asfaltuar ditën e shtunë nga kompania dhe shpresojmë se me përmirësimin e kohës, pas dy apo tri ditë punësh që kanë mbetur, do të përfundojë kjo rrugë. E kemi edhe murin mbrojtës, i cili duhet të përfundojë dhe të lidhen trotuari dhe staza e biçikletave në atë drejtim.
E kemi edhe problemin te pompa e benzinës, ku bashkarisht me Komunën e Prishtinës dhe me Ministrinë e Ambientit dhe Planifikimit Hapsinor jemi të interesuar që sa më shpejtë ta shpronësojmë atë pjesë dhe të fillojë rruga edhe në atë drejtim”, tha zëvendësministri Kadriu.
Më tutje Zëvendësministri Kadriu foli edhe për gjendjen e rrugëve në nivel vendi pas reshjeve të dëborës gjatë orëve të fundit dhe me atë rast tha se të gjitha rrugët në vend janë të qarkullueshme dhe se do të merren masa që të mos ketë probleme edhe në vijim.
“Sot, pavarësisht kushteve të cilat janë duke mbretëruar me reshje dëbore në Republikën e Kosovës, gjendja e rrugëve është e mirë – të gjitha rrugët janë të qarkullueshme dhe ne do t’i marrim masat që sonte të mos kemi probleme me rrugë në vendin tonë”, tha Zëvendësminitri i Ministrisë së Infrastrukturës, Rexhep Kadriu./INFOKUSI
Të tjera
-
Haki Abazi: Zhgënjimi i njerëzve është shumë i madh, edhe vet besova tek 51%
Haki Abazi: Besova tek 51 %, por këto 4 vite kemi shënuar regres, zhgënjimi i...
-
KFOR-i publikon imazhe të ushtarëve duke patrulluar në Istog
Ushtarët e KFOR-it kanë ka zhvilluar një sërë aktivitetesh patrullimi dhe vëz...
-
Kritika e Besnik Tahirit: Deputetëve iu dhanë 41 orë për me e trajtu një document 738 faqësh
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, e ka cilësuar si “supers...
-
Raportimet se Prokuroria po heton tenderët sekret, Bajrami: 273 kanë përfunduar te ‘dostat’ – me negociata në katër sy
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka re...
-
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur a...
-
Shpaloset potreti dhe pllaka përkujtimore e Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në 24-vjetorin e vrasjes së Xhemail Musta...
-
Shefja e USAID për raportet me Qeverinë Kurti: Çdo partneritet ka ngritjet e uljet e veta, partneriteti ynë me popullin e Kosovës i palëkundur
Erin Elizabeth McKee, ndihmësadministratore në Byronë për Evropë dhe Euroazi ...
-
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën
Marrëdhëniet e SHBA-së me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë administratave të n...
-
Aksion i madh në Prizren: Arrestohen 19 persona të cilët dyshohet se organizuan lojëra të fatit
Janë arrestuar 19 persona në Prizren, të dyshuar për organizim të skemave pir...
-
Të paktën 5 të vrarë nga sulmet izraelite në jug të Libanit dhe Bejrut
Forcat izraelite sulmuan Libanin jugor dhe zonat në periferi të Bejrutit të p...
-
Dy vite burgim ndaj të akuzuarit se shkaktoi aksidentin ku pas disa ditësh vdiq 23-vjeçari
Eraj Temaj është dënuar me dy vite burgim pasi është shpallur fajtor për aksi...
-
Nju Jork, një shqiptaro-amerikan akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik
Autoritet amerikane njoftuan të premten arrestimin në Nju Jork të shqiptaro-a...