Lajme

Zëvendësministri lëvdohet tek Haradinaj për punën e antidrogës

Autori: Gazeta inFokus 17:21 | 07 August 2018

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Abduselami Shkodra ka raportuar se me tre vendime të ndryshme të ministrit të Punëve të Brendshme është emëruar koordinator nacional kundër narkotikëve, koordinator nacional për sigurinë kibernetike si dhe koordinator nacional kundër krimit të organizuar.

Në raportin e tij ai përmend si suksese punën e kryer nga policia në luftimin e drogave ku nënvizon se sasia e drogës së konfiskuar është rritur për 63%.

Zëvendësministri Abduselami Shkodra, në raportin 100 ditor të punës së tij dorëzuar kryeministrit, të cilin e ka siguruar KALLXO.com, thotë se ka realizuar 15 vizita pune, 19 takime pune, 9 pjesëmarrje dhe organizime të konferencave ndërkombëtare dhe 4 vizita pune jashtë vendi.

-Advertisement-

Sa i përket krimit të organizuar ai ka thënë se ka ngritur në prioritetet më të larta përpjekjet institucionale dhe strategjike në këtë luftë.

“Kam organizuar katër takime pune të Këshillit Kombëtar për zbatimin e strategjisë, në të cilin janë prezantuar zbatimi i objektivave si dhe të arriturat në luftën kundër krimit të organizuar”, ka shkruar Shkodra në raportin e tij.

Shkodra, në raportin e tij 10 faqësh ka deklaruar se lufta kundër narkotikëve është ndër prioritetet kryesore të punës së tij.

Kurse sa i përket luftës kundër krimeve kibernetike, Shkodra ka raportuar se ka udhëhequr procesin e hartimit të koncept dokumentit, si bazë orientuese e politikave dhe mekanizmave kundër krimeve kibernetike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera