Lajme

Zëvendësministri Krasniqi: Ministria e Bujqësisë investon 5 milionë euro në ferma blegtorale

Autori: Gazeta inFokus 16:58 | 28 February 2019

Ministria e Bujqësisë, po vazhdon mbështetjen e fermave blegtorale e bashkë me këtë edhe ndërtimin e qendrave grumbulluese në rajone të ndryshme të vendit.

Këtë e ka bërë të ditur, zëvendësministri i MBPZHR-së, Mevludin Krasniqi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Krasniqi ka treguar se kjo ministri me një buxhet prej 5 milionë euro ka përkrahur financiarisht në formën e granteve investive 152 projekte bujqësore në sektorin e qumështit, në mesin e tyre edhe dy projekte për ndërtimin e qendrave grumbulluese.

-Advertisement-

Postimi i plotë i Krasniqit:

#152ProjekteMBPZHR, për ferma/stalla/pika grumbulluese.

Mbështetje përmes granteve investive edhe për:

#54ferma/stalla, infrastrukturë përcjellëse dhe mekanizëm bujqësor në sektorin e majmërisë së viçave.

#71ferma/stalla, infrastrukturë përcjellëse dhe mekanizëm bujqësor në sektorin për lopë qumështore.

#25ferma/stalla, infrastrukturë përcjellëse dhe mekanizëm bujqësor në sektorin e qumështit nga delet dhe dhitë.

Të dhënat tregojnë se bashkëinvestimet e MPBZHR-së në përkrahje të këtyre sektorëve kapin shumën në afër 5 milion euro, projekte këto që janë realizuar dhe janë në realizim e sipër!

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera