Lajme

Zëvendësministri i MAPL: Nëse del, shoh dozë rreziku që KFOR-i nuk e lejon Hetemin të kthehet në zyrë

Autori: Gazeta inFokus 19:02 | 01 September 2023

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, ka treguar njërën nga arsyet se pse Kryetari i Leposaviqit, po vazhdon të qëndrojë në objektin e komunës prej muajsh.

Ai në Info Magazine të Klan Kosova ka thënë se KFOR nuk e garanton kthimin e tij në zyrë.

“Sikur KFOR nuk e pengon që të kthehet në zyrë, çështjet e tjera janë të rregulluara. Në bazë të asaj që kam pasë shoh dozë rreziku”, është shprehur Vokrri.

-Advertisement-

Vokrri ka thënë se përveç Hetemit aktualisht në komunë janë duke qëndruar edhe drejtorët komunalë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera