Lajme

Zëvendësministri i Jashtëm priti në takim raportuesen për Kosovën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës

Autori: Gazeta inFokus 13:46 | 02 November 2023

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, priti në takim raportuesen për Kosovën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Dora Bakoyannis

Në njoftimin e MPJD-së thuhet se Ahmeti njoftoi Bakoyannis me përparimet e Republikës së Kosovës në të drejtat e njeriut, demokraci dhe sundim të ligjit, çështje të cilat janë shtylla bazë të parimeve dhe vlerave të Këshillit të Evropës.

“Ai theksoi faktin që në vitet e fundit Kosova ka shënuar progres të dukshëm në të drejtat politike dhe civile të qytetarëve të saj e po ashtu në reformat e sistemit të drejtësisë, në koordinim të ngushtë më Komisionin e Venedikut. Këto zhvillime kanë bërë që organizatat e pavarura ndërkombëtare të rendisin Republikën e Kosovës si vendin më demokratik në rajon dhe të parin për reformat në drejtësi dhe sundim të ligjit”.

-Advertisement-

Gjithashtu, në takim u diskutua mbi kornizën kushtetuese dhe ligjore të Republikës së Kosovës, e cila është shembull për sa i përket të drejtave të komuniteteve pakicë. Ahmeti njoftoi znj. Bakoyannis mbi themelimin e Grupit Ndërinstitucional për Anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës, si dhe mbi punën e tij te deritanishme në analizimin dhe përpjekjet për adresimin e rekomandimeve të dala nga raportet e Këshillit të Evropës drejtuar institucioneve të Kosovës, thuhet në njoftim.

Kjo vizitë po ashtu i paraprinë vizitës së raportueseve nga dy Komitetet tjera përkatëse të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Azadeh Rojhan, dhe Béatrice Fresko-Rolfo, të cilat do të qëndrojnë në Kosovë në fillim të muajit dhjetor

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera