Ekonomi

Zëvendësministri i Financave jep lajmin e keq: Nuk mund t’i paguajmë nga 300 euro për ata që kanë humbur punën

Autori: Islam Morina 17:41 | 10 December 2020

Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, ka bërë me dije se pagesa prej 300 euro në muaj për ata që i kanë humbur vendet e punës si dhe mbështetja financiare për bizneset e paraparë me Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike ,nuk mund të realizohet këtë vit, shkruan Gazeta inFokus.

Ai ka thënë se kjo nuk mund të bëhet pa kaluar Ligji për Buxhetin e Republikës së Kosovës, ligj ky që do të përcaktojë institucionet që do ta realizojnë këtë gjë, kriteret për përfituesit dhe mënyrën e aplikimit për të gjithë ata që përfitojnë.

Ai ka thënë se përjashtim bëjnë vetëm ato raste kur nuk kërkohet miratimi i buxhetit, e që në këtë rast është vetëm tërheqja e 10% nga Trusti Pensional i Kosovës.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

“Informatë me shkas
Shumë mediume dhe qytetar këto ditë po më shkruajnë e po pyesin se kur do të filloj ekzekutimi i pagesave prej 300 eurove për ata që kanë humbur vendet e punës dhe po ashtu kur do të filloj implementimi i mbështetjes për biznese duke u mbështetur në Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike (LRE).
Në pamundësi të përgjigjeve individuale po i`u njoftoj se disa nene të LRE mund të fillojnë të zbatohen këtë vit siç është rasti me tërheqjen e mjeteve të trustit, ose edhe nene tjera që nuk kërkojnë miratimin e Ligjit për buxhet për vitin 2021.
Por disa nene të LRE nuk mund të zbatohen pa kaluar Ligji i buxhetit për vitin 2021 sepse kërkojnë që për implementimin e tyre të ketë ndarje buxhetore, të përcaktohet Institucioni që do të implementoj këto nene, të përcaktohen kriteret dhe mënyra e aplikimit të përfituesve. Kjo nënkupton që pagesat për ata që kanë humbur vendet e punës dhe mbështetja në vazhdim për biznese janë të lidhura me aprovimin e Ligjit të buxhetit për vitin 2021.
Lus qytetarët dhe bizneset që nuk kanë bërë përditësimin e të dhënave të tyre ( në ATK dhe të mirëmbajnë aktive llogaritë e tyre bankare),ta bëjnë këtë, për të mos pasur vonesa në pranimin e mjeteve në momentin e ekzekutimit të pagesave”, ka shkruar Krasniqi në Facebook./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera