Lajme

Zëvendësministri i Financave: Ekonomia e Kosovës do të ketë rritje vitin e ardhshëm

Autori: Gazeta inFokus 11:56 | 18 November 2020

Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, ka thënë se gjatë vitit 2021 pritet që ekonomia të ketë një rritje prej 5.2%.

Kështu ka bërë të ditur Krasniqi gjatë shqyrtimit të Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin e ardhshëm nga komisioni për Buxhet dhe Transfere.

Krasniqi ka sqaruar se buxheti është përgatitur në koordinim me FMN-në.

“Me rishikimin e kufijve buxhetor që kanë ndodh për vitin 2021-2023, ne mendojmë qe si ministri që kemi përgatitur një projektligj që është gjithëpërfshirës dhe i përgjigjet sfidave që kemi para neve”, ka thënë ai./Gazeta inFokus/

Të tjera