Lajme

Zëvendësministri i brendshëm, Gjilai u turpërua në ditën kur u krijua Ushtria e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 13:59 | 18 December 2018

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka thotë se Komuna e Gjilanit u turpërua në ditën kur u krijua Ushtria e Kosovë. Thotë se Komuna e Gjilanit nuk ka bërë asnjë hap për ta respektuar shpalljen e Pavarësisë së Kosovë.

Ai ka thënë komuna që udhëhiqet nga Lutfi Haziri nuk vendosi asnjë flamur kombëtar, shtetëror e as të SHBA-ve. Sipas tij një veprim i tillë është poshtërim për qytetarët e Gjilanit, transmeton Gazeta inFokus.

Postimi i plotë i tij

-Advertisement-

Gjilanasit nuk e merituan poshtërimin e tillë

Absurditeti nuk ka kufij. Komuna e Gjilanit në krye me Lutfi Hazirin nuk bëri as më të voglin hap për të respektuar luftën qindravjeçare pikërisht më datën 14 dhjetor kur u mur vendimi më i rëndësishëm pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, themelimi i Ushtrisë.
Ai me fanatizmin ballkanik nuk vendosi flamurin kombëtar apo të shtetit të Kosovës e lërë më atë të SHBA-ve.
Se ku mbërrin kjo dozë e politikës së dhimbshme të LDK-së flet edhe ky fakt që ndodhi me 14 dhjetor.
Gjilanit nuk do ti vjen më dita për të festuar 14 dhjetorin, ditën e Ushtrisë së Kosovës.
Gjilanasit nuk e merituan poshtërimin e tillë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera