Zëvendësministri Dukolli mori pjesë në dëgjimin publik për Ligjin e Inspektoratit të Punës
Autori: Gazeta inFokus 14:22 | 19 December 2018
Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Çerkin Dukolli, mori pjesë në tryezën e organizuar nga KDI, për projektligjin e Inspektoratit të Punës. Me këtë rast sot u prezantua edhe hulumtimi parlamentar i i përgatitur nga Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale nga Kuvendi i Kosovës.
Në këtë tryezë merrnin pjesë, deputetët nga Kuvendi i Kosovës, MPMS, Sindikatat, anëtarë të shumtë nga shoqëria civile dhe media.
Zëvendësministri Dukolli falënderoi grupin punues të MPMS-së, kryesuesen e Komisiont Funksional të Kuvendit, znj Besa Baftiu, deputetin Bekim Haxhiu, sindikatat, si dhe shoqërinë civile për kontributin e dhënë në hartimin e këtij dokumenti. “Ne si MPMS konsiderojmë, që një dokument i tillë përmbush të gjitha pritjet, për çështjet që trajton ky projektligj në kuptimin e plotë. Gjithsesi jemi këtu për të debatuar dhe marrë në konsideratë të gjitha komentet dhe kontributet që mund të vijnë, në mënyrë që ky ligj të arrijë qëllimin për fushën që rregullon”.
Dukolli ka potencuar se qëllimi i hartimit të këtij projektligji është reformimi i institucionit të Inspektoratit të Punës sipas standardeve ndërkombëtare të ILO-s dhe praktikave më të mira të vendeve të Bashkimit Evropian.
“Përmes këtij projektligji, synojmë të fuqizojmë dhe reformojmë Inspektoratin e Punës, i cili mandat kryesor ka mbikëqyrjen e zbatueshmërisë së legjislacionit dhe akteve tjera te cilat rregullojnë fushën e marrëdhënies së punës, dhe sigurisë e shëndetit në punë.
Dukolli ka nënvizuar se edhe pas hulumtimit të prezantuar sot në këtë tryezë nga z, Visar Rushiti, shihet qartë se ky projektligj i sponsorizuar nga MPMS, është pothuajse në përputhje të plotë me përvojat e vendeve evropiane.
Vlen të theksohet se prezantimi i z. Rushiti kishte për reference organizimin e Inspektoratit të Punës në shtatë vende evropiane si Sllovenia, Austria, Estonia, Lituania, Letonia dhe Danimarka.
Më tej z. Dukolli potencoi se do të bashkëpunojnë ngushtë me komisionin parlamentar funksional edhe në këtë fazë ku ndodhet projektligji, në mënyrë që në fund të kemi një ligj që do t jetë funksional dhe i zbatueshëm për të gjitha çështjet që i trajton.
Dukolli dhe deputetët nga komisioni parlamentar, iu përgjigjen shumë pyetjeve nga të pranishmit që kishin të bënin me përmbajtjen e këtij projektligji.
Të tjera
-
Mbesa e kosovarit të burgosur në Serbi: Nuk e dimë si është trajtuar
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Beogradi i cakton 30 ditë paraburgim kosovarit të arrestuar para dy ditësh në kufi, MPJ thotë se i është keqësuar shëndeti
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Lajçak: Mandati im si ndërmjetës deri më 31 gusht – me lidershipin e ri të BE’së nis një fazë e re e procesit
Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ba...
-
Vetëaksident tek Llesna në Prishtinë (PAMJE)
Një vetëaksident trafiku ka ndodhur para pak minutave tek Llesna në Prishtinë...
-
Vrąsja e intelektualëve të Mitrovicës 25 vjet më parë, Kurti: Serbia ua mohon familjeve të drejtën për të ditur të vërtetën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar zhdukjen e intelektualëve të M...
-
Anulohet pjesëmarrja e Kurtit në tubimin e opozitës së Maqedonisë së Veriut sonte në Berlin, çfarë ndodhi?
Bekim Qoku Këshilltar i Jashtëm Politik të Kryeministrit Albin Kurti për marr...
-
Murati: Marrëveshjet e deritanishme janë marrë vetëm me serbët e Kosovës
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se deri më tani, marr...
-
Ky është rreshteri i NJRSH-së që u suspendua nga IPK-ja, dyshohet se e rrahu keq një qytetar
Sedat Ramdani, rreshter në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në rajonin e Prizren...
-
17 vjeçari e th*rr me thíkë një person në Ferizaj, arrestohet brenda dy orëve
Sot në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt pranoi një informatë se në udhëk...
-
Durmishi i përgjigjet Pal Lekajt: Pse po rren?
Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Dumishi, i ka reaguar ish-ministrit...
-
Stano: Arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia, shqetësues
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të ...
-
Një muaj paraburgim për kosovarin e ndaluar në Serbi nën dyshime për kríme ĺufte, thonë familjarët
Një gjykatë serbe ia ka caktuar masën prej një muaji paraburgim të pr...