Lajme

Zëvëndësministri Dobruna viziton bizneset përfituese të granteve,nga ta kishte edhe serb!

Autori: Gazeta inFokus 19:22 | 10 November 2022

Zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal z.Agon Dobruna, sot ka vizituar bizneset e Rajonit Zhvillimor Lindje: “B PELET SH.P.K.” Ranillug, “Srescko SPASIC B.I.” Kllokot dhe “Furra ANITA” Pozharan.

Lajmin e ka bërë të ditur “Alternativa” përmes një njoftim në Facebook, ku zëvendësministri z.Dobruna ka parë për së afërmi veprimtaritë e tyre, ai po ashtu, u njoftua rreth problemeve, kërkesave që keta biznese hasin gjatë aktivitetit në tregun e punës.

Më poshtë postimi i plotë:

-Advertisement-

Biznesi i vizituar tek përfituesi z.Srecko Spasic u pa një punë e përkushtuar në prodhim dhe paketim, pronari falenderoj Ministrinë e Zhvillimit Rajonal dhe deklaroj se si rezultat i këti granti është rritur produktiviteti.

Përfituesi “B PELET SH.P.K.” biznesit Z.Muhaxheri falenderon MZHR dhe tregoj se makineria e blerë nga ky grant ka qenë esenciale për mbarvajtjën e prodhimit të peletit. Në punëtorin e këti përfituesi prodhohët pelet, prodhim të cilin e plason në tregun e Kosovës.Karakteristike e këtij biznesi ishte se punëtoret që të gjithë ishin të komunitetit Sërb, të njejtit ishin të kënaqur me kushtet dhe trajtimin, rrjedhimisht u shprehen se mirëqenja sociale e tyre është siguruar falë punës që bëjn në këtë biznes të mbështetur nga MZHR.
Gjate vizitës në furrën e bukës “ANITA” u njoftuam nga pronari Shefket Krasniqi se përkrahja e dhënë nga MZHR ka ndikuar dukshëm në lehtësimin e punës dhe rritjen e kapaciteteve prodhuese si dhe në ngritjën e mirëqenjes së familjës dhe punëtoreve të angazhuar në këtë biznes.

Gjatë vizitës së biznesit prodhues cili merret me prodhim të veçantë , zëvendësministri z.Dobruna ka parë për së afërmi veprimtaritë e tyre, ai po ashtu, u njoftua rreth problemeve, kërkesave që keta biznese hasin gjatë aktivitetit në tregun e punës. Më këtë rast zëvendësministri z.Dobruna theksoi se MZHR përmes Thirrjeve Publike dhe përkushtimin e saj po krijon kushte më të mira për bizneset në vend si mjeti më i mirë për zhvillimin socio – ekonomik të Kosovë.

Qeveria e Kosovës Mbetet e përkushtuar të perkrah të gjithë qytrtaret e sajë pa asnjë dallim në fushën e zhvillimit të bizneseve të tyre ku secili veç e veç ka rolin e ti drejt nje zhvillimi të gjithëmbarshëm në vendin tonë.

Zëvendësministri z.Agon Dobruna vizitën e realizoi së bashku me Këshilltarin e Ministrit z. Muaz Kazazi dhe z.Ylber Çitaku – zv. Drejtor i DZHR-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
-Advertisement-

Të tjera