Lajme

Zëvendëskryeministri serb në Ankara, përgatit vizitën e Erdoganit në Beograd

Autori: Gazeta inFokus 12:59 | 29 September 2017

Nënkryetari i qeverisë serbe dhe ministër i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit Rasim Ljajiq, në kuadër të përgatitjeve për vizitën e paralajmëruar të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan në Serbi, sot qëndron në Ankara, transmeton Expressi.

Siç njoftoi kabineti i Ljajiqit, ai sot do të takohet me ministrin turk të Ekonomisë Nihat Zeybekci, me të cilin do të bisedojë për, siç thuhet, “inovimin e Marrëveshjes për tregti të lirë mes dy vendeve”./Gazeta Express/

 

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera