Lajme

Zëvendëskryeministri Limaj: Prodhimi vendor është prioritet i Qeverisë

Autori: Gazeta inFokus 13:38 | 31 October 2017

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Fatmir Limaj, mori sot pjesë në tryezën e organizuar nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës më temën “Prodhimet vendore në supermarkete-rregullimi i tregtisë së brendshme”.

Me këtë rast, zëvendëskryeministri Limaj ka premtuar se Qeveria e Kosovës do të jetë partner i prodhuesve vendorë, dhe do të punohet për të hequr të gjitha pengesat së bashku, në mënyrë që të rritet zhvillimi ekonomik.

Lirimi i doganës dhe akcizës për lëndën e parë të importuar dhe për makineritë, janë hapat e ndërmarra nga Qeveria, që sipas zëvendëskryeministrit Limaj, kanë ndikuar drejtpërdrejt në stimulimin e prodhuesve.

-Advertisement-

“Prioriteti ynë është prodhimi vendor. Para së gjithash, ne kemi obligime para qytetarëve tanë, para shtetit tonë. Qeveria e Republikës së Kosovës i jep përgjegjësi qytetarëve të vet. Obligim të parë e ka mbështetjen e prodhuesve të vet. Ky do të jetë orientimi ynë. Kujdesi ynë i parë është qytetari i Republikës së Kosovës” ka theksuar zëvendëskryeministri Limaj.

Zëvendëskryeministri Limaj ka kërkuar që së bashku me prodhuesit të ndërmerren hapa konkretë për ndryshimin e gjendjes në rregullimin e tregut të brendshëm, në mënyrë që të ketë konkurrencë të barabartë të prodhuesve vendor me kompanitë rajonale.

Astrit Panxha, drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, ka bërë të ditur se sipas një hulumtimi që ka bërë Instituti “Riinvest”, 90 për qind e produkteve në supermarkete janë nga importi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera