Lajme

Zëvendëskryeministri Dardan Gashi, uron besimtarët për festën e bajramit

Autori: Gazeta inFokus 11:22 | 04 June 2019

Zëvendëskryeministri/ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike Dardan Gashi ka uruar myslimanët me rastin e festës së Fitër Bajramit.
Gashi ka shprehur urimet më të mira, duke uruar për unitet mes popullit shqiptarë.
Më poshtë gjeni të plotë urimin e ministrit Gashi.

“Pas një muaji agjërimi, sakrifice, paqeje e harmonie, besimtarët myslimanë sot festojnë festën e Fitër Bajramit.
Kjo festë na kujton që duhet të ndajmë me njëri-tjetrin vlerat e solidaritetit, dashurisë, respektit, dhe mbi të gjitha vlerat e unitetit.
Duke iu uruar shumë shëndet e të mira në shtëpitë e familjet e juaja, shpreh dëshirën më të sinqertë për unitet mes popullit tonë.
Urime”

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Oferta ekstreme e majit – dyshek memory 100€ më lirë!
-Advertisement-

Të tjera