Lajme

Zëvendëskryeministri Bislimi raporton për Marrëveshjen Financiare të IPA-s

Autori: Gazeta inFokus 07:34 | 15 November 2021

Komisioni për Integrime Evropiane të hënën mban mbledhje.

RENDI I DITËS

1. Miratimi i rendit të ditës;

-Advertisement-

2. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-060 për ratifikimin e “ Amendamentit nr.1 të Marrëveshjes Financiare për IPA 2018, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian” – i ftuar për të prezantuar këtë Marrëveshje z. Besnik Bislimi – Zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog;

3. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-022 për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së;

4. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-029 për punimet nga metalet e çmuara, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së;

5. Të ndryshme.

Vendi: N303Koha: 08:00

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera