Lajme

Zëvendëskryeministri Bislimi raporton lidhur me dialogun me Serbinë

Autori: Gazeta inFokus 07:12 | 23 May 2022

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë sot do të mbajë mbledhje.

Në këtë mbledhje do të raportojë zëvendëskryeministri Besnik Bislimi lidhur me Dialogun me Serbinë. Raportimi fillon në ora 14:00.

Ndryshe ditë më parë në Bruksel, përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak takoi kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi dhe atë të Serbisë, Petar Petkoviq. Më pas ai mundësi një takim të negocitorëve, por që ai takim nuk kishte pasur rezultat.

-Advertisement-

Zëvëndëskryeministri Besnik Bislimi, përmes një postimi në Tëitter, kishte deklaruar se konstruktiviteti dhe kreativiteti i palës kosovare ka qenë i nevojshëm dhe i dobishëm, por jo edhe i mjaftueshëm .“Përkundër pritjeve dhe angazhimit, Serbia sërish nuk ishte konstruktive në takimet e djeshme në Bruksel”, deklaroi Bislimi, i cili është edhe shef i ekipit negociator i Kosovës. “Zgjedhja për pengimin përmes pjesëmarrjes si strategji parësore po rezulton efikase në parandalimin e progresit”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera