Lajme

Zëvendëskancelari i Gjermanisë viziton Ukrainën

Autori: Gazeta inFokus 09:19 | 03 April 2023

Zëvendëskancelari gjerman, Robert Habeck, ka arritur në Kiev më 3 prill, i shoqëruar nga një delegacion i biznesit të vogël.

Vizita ka në fokus nisjen e bashkëpunimit në sektorin e energjisë.

Habeck, i cili është gjithashtu ministër i Ekonomisë dhe Energjisë tha se qëllimi i kësaj vizite është që t’i jepet Ukrainës shpresë “se vendi do të rindërtohet pas luftës”.

-Advertisement-

Ai shtoi se disa nga vendimet për investime tashmë janë marrë dhe të tjera pritet të merren.

Habeck viziton Ukrainën për herë të parë që nga fillimi i pushtimit rus – i cili nisi më 24 shkurt 2022.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha më herët se mbështetja e shtetit të tij për Ukrainën “është e dizajnuar që të jetë afatgjatë”.

Ky shtet, më 25 janar, pas një beteje të gjatë politike të brendshme, u pajtua për të dërguar tanke Leopard 2 në Ukrainë dhe për të lejuar vendet e tjera evropiane të dërgonin të tyret, pas disa javësh debat intensiv dhe presion në rritje nga aleatët.

Edhe shtetet e tjera evropiane i kanë premtuar Ukrainës tanket Leopard 2. Ndërkaq, Shtetet e Bashkuara janë zotuar se do të dërgojnë në Ukrainë tanket e fuqishme Abrams./rel

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera