Zëvendësi i Trump ekstremist fetar: S’takohet me gra tjera, s’merr pjesë në ngjarje me alkool, e quan gruan ‘nënë’
Autori: Gazeta inFokus 11:07 | 15 May 2019
Është një grua e heshtur por shumë e fuqishme në Shtëpinë e Bardhë. E ka emrin Karen Pence. Influenca e Zonjës së Dytë të Amerikës shpesh kalon pa u vërejtur mes gjithë asaj zhurme që lëshon Shtëpia e Bardhë në kohën e Donald Trumpit.
Por, ajo është në fakt këshilltarja më e afërt e burrit të saj, zëvendëspresidentit amerikan Mike Pence – të dytit njeri më të fuqishëm në ShBA, pas Donald Trumpit, përkthen Periskopi nga BusinessInsider.
Në Konferencën e Aksionit konservator Politik më 2018, kur Karen Pence doli në skenë për ta prezantuar burrin e saj, ajo tregoi se atij i pëlqente të pushonte të premteve në mbrëmje me picë me kore shumë të trashë dhe me një shishe birre pa alkool. Ajo i tha turmës edhe se burri i saj ishte një karikaturist i talentuar dhe një lexues pasionant.
Karen Price nganjëherë ka qenë në qendër të vëmendjes për gjëra kontroverse, si për shembull kur kishin dalë jashtë stadiumit pasi disa lojtarë kishin protestuar për flamurin në një ndeshje të NFL.
Martesa 32 vjeçare me ish guvernatorin e Indianas tani zëvendëspresident ka pasur ndikim jashtëzakonisht të madh në karrierën politike të këtij të fundit. Kareni – së cilës Mike Pence edhe pse e ka grua i referohet si “Nënë” – është një lojtare e madhe prapa skene.
Mike dhe Karen së pari u takuan më 1983, jashtë Kishës së Tomë Akuinit në Indianapolis. Kareni luante me gitarë atje gjatë meshës. Mike-u e kishte lutur shkollën që t’i jepte numrin e motrës së Karenit, që ishte studente e juridikut ashtu si edhe ai, dhe më pas ai e kishte thirrur, por telefonin e kishte hapur Kareni, ndërsa Mike e kishte ndalur atë duke qenë në panik.
Sipas asaj që Zonja e Parë i ka thënë CBN-it, Pence që është shumë fetar i ka kërkuar të dashurës së tij që ta donte më shumë zotin se atë vetë.
Pence nuk merr pjesë në ngjarje çfarëdo qoftë ku ka alkool pa Karenin, dhe nuk bën as takime pune me gratë e tjera. Disa e kanë kritikuar një sjellje të tillë si seksiste.
Meqë Karen është e pazëvendësueshme në Shtëpinë e Bardhë, Washington Post kishte raportuar se Donald Trump i kishte kërkuar falje personalisht asaj pas skandaleve seksuale që i kishin dalë sheshit.
Të tjera
-
Vasfije Krasniqi: Çdo ditë e kujtoj tmęrrin që më ndodhi nga forcat serbe
Vasfije Krasniqi Goodman është kthyer në një grua simbol dhe heroinë për shum...
-
Ngjarjet e datës 24 prill
UBT organizon Konferencën Ndërkombëtare “Building Sustainable IoT Ecosystems”...
-
Kurti flet për telefonatën me Macron, shpreson se Franca do ta mbështes anëtarësimin në KiE pa Asociacionin
Kryeministri i vendit Albin Kurti në një bisedë telefonike të zhvilluar me pr...
-
Dita e Turqve, Konjufca: Ky komunitet shtetin tonë e përjeton si të vetin
Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, në organizimin për nder të Ditës Kombëta...
-
Kurti në Panairin e Hanoverit, e quan historike pjesëmarrjen e parë të Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Panairin e Hanoverit “20...
-
Pasuria e Vjosa Osmanit – Baton Haxhiu: Ajo e Prindoni duan të ikim në Australi
Gazetari Baton Haxhiu teksa po diskutonte pasurinë e presidentes Osmani në Pr...
-
Gjuajtje me ąrmë zjąrri në Hajvali, policia jep detaje
Gjuajtje me armë zjarri janë raportuar të kenë ndodhur sot rreth orës 17:00 ...
-
Abdixhiku për raportin e DASH: Dëshmi e shqetësimeve të LDK-së
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku raportin e Depart...
-
Kroacia mbështet hyrjen e Kosovës dhe Shqipërisë në BE
Kroacia mbështet hyrjen e Kosovës dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Kë...
-
Për fjalimin në KS të OKB “Nënat e Srebrenicës” e falënderojnë Osmanin: Do të mbahet mend
Organizata “Nënat e Srebrenicës” me bazë në Bosnje e ka falënderuar president...
-
Nagavci mirëpret vendimin për pezullimin nga puna të Xhevat Krasniqit
Ministrja e Arsimit, Arbërie Negavci, ka reaguar pasi profesori Xhevat Krasni...
-
Macron telefonon Kurtin, bën thirrje për zbatimin e marrëveshjeve ndërsa anëtarësimin në KiE e lidh me Asociacionin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar një telefonatë nga Presidenti ...