Lajme

Zëvendësi i Agim Veliut thumbon Vjosa Osmanin

Autori: Gazeta inFokus 13:36 | 17 September 2020

Në Kuvendin e Kosovës dështoj të votohet Pako për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Poashtu në mungesë të kuorumit nuk u votua as Projektligji për Vlerat e UÇK-së, shkruan Gazeta Infokus.

Ndërsa, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bajram Gecaj, e ka thumbuar Vjosa Osmanin, kryetaren e Kvuendit të Kosovës.

Gecaj po thotë që Kuvendi nuk po e kryen punën e vet, shkruan Gazeta Infokus.

“Kuvendi (nuk) e kry punën e vet … kush e ka “mizën pas veshit”!”, ka shkruar Gecaj.

Kujtojmë që Vjosa Osmani ani se zyrtarisht është ende pjesë e LDK-së, ajo ka paralajmëruar që do të largohet nga partia.

Ndërsa Gecaj dhe shefi i tij më ministri Agim Veliu ishin prej më të zëshmëve kundër Osmanit./Gazeta Infokus/

Të tjera