Lajme

As zëvendësdrejtori i AKI-së nuk shkon në raportim

Autori: Gazeta inFokus 10:43 | 13 April 2018

Në Komisionin parlamentar për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë sot ka pasur të raportoj zëvendësdrejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Latif Merovci, mirëpo me një shkresë zyrtare Merovci ka kërkuar që të shtyhet ky raportim deri sa të sqarohen rrethanat e krijuara në AKI.

Ndërsa zëvendëskryetarja e Komisionit Ganimete Musliu ka thënë se me ligj, Merovci do të duhej të ishte sot për raportim për gjendjen e sigurisë në vend.

Komisioni aktualisht është duke mbajtur mbledhjen pa medie rreth gjendjes së sigurisë, edhe pse Latif Merovci nuk është prezent.

-Advertisement-

Ajo tha se pas mbledhjes do të ketë deklaratë për media.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera