Lajme

Zëvendës-Sekretarja amerikane Donfried: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë i nevojshëm, që në qendër kanë njohjen e ndërsjellë

Autori: Gazeta inFokus 18:41 | 25 April 2022

Karen Donfried, Zëvendës-Sekretarja amerikane e Shtetit për çështje Europiane dhe Euro-Aziatike, ka deklrauar se Kosova do ta zë vendin e duhur në arenën ndërkombëtare nëpërmjet arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë, që në qendër ka njohjen e ndërsjellë.

Ajo këto deklarata i ka bërë në një konferencë të përbashkët me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, përgjatë vizitës së saj të hënën në Kosovë. Diplomatja amerikane, po ashtu, ka përkujtuar edhe përkushtimin e ish-Sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, që ka bërë për Kosovën.

“Sekretarja Albright ishte tepër e përkushtuar për Kosovën për të ardhmen e saj. Edhe pse e fituar me shumë mund, paqja dhe progresi i Kosovës nuk duhet të merret si e mirëqenë. Të gjithë ne duhet të luftojmë çdo ditë për të përmbushur nevojat e qytetarëve të saj. Kjo do të thotë angazhimin që Kosova ta zë vendin e duhur në arenën ndërkombëtare, përfshirë marrëdhëniet e normalizuara me Serbinë, që në qendër kanë njohjen e ndërsjellë”, ka deklaruar zëvendësja e diplomacisë amerikane.

-Advertisement-

Donfried, më tej, ka thënë se SHBA-ja është krenare që Kosovës tashmë mund t’i referohet si aleate e saj.

“…KFOR-i i cili është zbarkimi më i madh i NATO-s është një manifestim më i madh, i dukshëm, i përkushtimit të dukshëm për sigurinë në Kosovë. SHBA janë krenare që mund ta quajnë Kosovën si partnere të tyre”, ka shtuar më tej ajo.

Zëvendës-Sekretarja amerikane ka falënderuar Kosovën për gatishmërinë e strehimit të afganëve dhe ukrainasve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera