“Zero sheqer”? Çfarë duhet të dini për pijet pa sheqer

Autori: Gazeta inFokus
07:03 | 18 July 2022
Të lehta për t’u gjetur në treg në të gjitha llojet e shijeve dhe versioneve, pijet me “zero sheqer” tashmë janë bërë pjesë e mënyrës së të ushqyerit.
Të preferuara veçanërisht nga ata që ndjekin një dietë me kalori të ulëta, pijet pa sheqer përmbajnë ëmbëlsues natyralë ose artificialë, që garantojnë një shije të ëmbël dhe më pak kalori.
Ato janë të freskëta dhe shuajnë etjen, por a jeni vërtet të sigurt se e dini çfarë këto pije përmbajnë?
Mes miteve të rreme dhe studimeve shkencore, AgroWeb.org ju njeh me gjithçka që duhet të dini për to.
Çfarë do të thotë “zero sheqer”.
Në etiketë apo në pakteimin e tyre, nën titullin “sheqerna” shkruhet “zero” dhe në fakt kjo do të thotë se këto pije nuk përmbajnë saharozë.
Megjithatë, si është e mundur që pijet pa sheqer janë shumë të ëmbla?
Pijeve pa sheqer u shtohen ëmbëlsues (natyralë ose artificialë), të cilët kanë një sasi më të ulët kalorike dhe garantojnë një efekt tepër të ëmbël.
Për cilat substanca po flasim?
Në veçanti, në pijet pa sheqer gjejmë:
Aspartame (E951): substancë artificiale me një shije të ëmbël”. Aspartami përmban pothuajse të njëjtat kalori si saharoza, por fuqia e tij ëmbëlsuese është deri në 220 herë më e madhe, që do të thotë se një sasi minimale mjafton për ta bërë çdo pije shumë të ëmbël, me një kursim të konsiderueshëm të kalorive.
Sakarina (E954): një pionier i vërtetë midis ëmbëlsuesve alternativë, por ndryshe nga substancat e tjera, nuk “metabolizohet” nga trupi. Ajo thjesht përthithet nga trupi dhe më pas eliminohet përmes urinës. Për këtë arsye nuk ndikon në nivelet e glukozës në gjak.
Acesulfame-K (E950): Ëmbëlsues intensiv i zbuluar në vitin 1967, që është deri në 200 herë më i ëmbël se sheqeri.
Sukraloza (E959): ëmbëlsues artificial, 600 herë më i ëmbël se sheqeri, që nuk metabolizohet nga trupi dhe nuk kontribuon në prodhimin e energjisë.
Rreziqet që këto pije fshehin për shëndetin tuaj?
Në pamje të parë, pijet pa sheqer mund t’ju duken të mrekullueshme.
Ato shijojnë njësoj si pijet në të cilat shtohet saharoza e zakonshme dhe përmbajnë pak kalori.
Sa herë që konsumoni sheqerna, trupi reagon duke aktivizuar pankreasin dhe duke e stimuluar atë të prodhojë insulinë, hormoni i nevojshëm që rregullon nivelet e sheqerit në gjak.
Kur konsumoni pije me zero sheqer, trupi juaj aktivizon të njëjtin mekanizëm si në rastet kur konsumoni sheqer.
Kështu, në trup nxitet më tepër varësia e kënaqësisë ndaj sheqernave dhe në raste më të rralla, turpi mund të zhvillojë një lloj varësie ndaj tyre.
Si përfundim, kur bëhet fjalë për pijet me “zero sheqer”, këshilla është të bëni kujdes dhe si gjithmonë të mos e teproni./
Të tjera
-
E rëndë: Nga mungesa e reshjeve po ngordhin peshqit në lumin e Kamenicës
Fotografi i njohur kosovar, Arian Mavriqi në llogarinë e tij në Facebook ka p...
-
Një i vdekur e mbi 800 raste me koronavirus sot në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë regjistruar 860 raste pozitive. N...
-
Kosovarja nga Gjermania: Kush rri në Kosovë le të punojë se do vijnë ditë të mira – unë do të kthehem
Kosovarja në Gjermani, Lendita Musliu, e cila është kandidate për Landin e Ba...
-
Haradinaj: Nuk mund ta quajmë ‘të drejtë njerëzore’ një imponim të prindit ndaj vajzës së mitur për të bartë shaminë
Ish-kryediplomatja kosovare, Meliza Haradinaj, ka shprehur opinionin e saj rr...
-
Abdixhiku për shaminë: S’përfshihem në tema irelevante që i prodhon Kurti për ta mbuluar paaftësinë
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, s’ka dashur të komentojë mbi çështjen e h...
-
Kamerat e sigurisë kapin një aksident të tmerrshëm në Prishtinë
Një aksident trafiku ka ndodhur në Prishtinë. Siç shihet në pamjet e publi...
-
Sa të rënda mund të jenë simptomat në rast të riinfektimit me koronavirus?
Më shumë se dy vjet pas rastit të parë me COVID-19 në Mbretërinë e Bashkuar, ...
-
Shtetasi i Shqipërisë arrestohet në aeroportin e Prishtinës, tentoj të korruptonte policët me 10 euro
Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetas i Shqipërisë, është arrestuar të...
-
Selmanaj: Kosova me Kushtetutë është shtet laik, kushdo që e cenon këtë normë e cenon demokracinë
Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, është shprehur kundër lejimit të shamisë ...
-
Rakiq sfidon qeverinë e kushtetutën e Kosovës, thotë se mund ta formojnë vet Asociacionin e Komunave Serbe
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, thotë se nuk ikin nga mundësia për ta f...
-
E padëgjuar: Arrestohet 10-vjeçari pasi i vuri flakën pemëve: Më pëlqen të shoh kur zjarrfikësit shuajnë zjarrin
Një ngjarje jo e zakonshme ka ndodhur në Greqi, një 10-vjeçar është arrestuar...
-
Donald Trump pranon kontrollin në shtëpinë e tij në Mar-a-Lago: Hetimet të përfundojnë sa më shpejt, kjo është politike
Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se nuk do të kundërshtoj...