Lajme

Zeqiri: Vetëm këtë vit mbi 100 zyrtarë policorë kanë dhënë dorëheqje për shkak të pagës

Autori: Gazeta inFokus 22:24 | 21 December 2022
Kryetari i Sindikatës së Policisë, Imer Zeqiri tha se vetëm gjatë këtij viti mbi 100 zyrtarë policorë kanë dhënë dorëheqje vullnetare për shkak të pagës.

Teksa përmendi se që nga themelimi i Policisë së Kosovës, dorëheqje vullnetare kanë dhënë gjithsej mbi 1200 zyrtarë, e kjo për Zeqirin është mjaft shqetësuese.

“Aq sa është shqetësuese te sektori i shëndetësisë që po ikin profesionistët edhe në polici janë jashtëzakonisht shqetësuese dorëheqjet vullnetare, e shumica e këtyre dorëheqjeve janë për shkak të pagës. Mbi 100 zyrtarë policorë gjatë këtij viti kanë dhënë dorëheqje vullnetare. Ndërsa, që nga formimi i Policisë së Kosovës, kemi mbi 1200 zyrtarë policorë që në mënyrë vullnetare kanë dhënë dorëheqje. Këtu është dëmi i dyanshëm, për shkak se secili zyrtar policor kalon në një procedurë dhe ato shpenzime janë të gjitha të fondit të Qeverisë. Mandej trajnimet tjera të specializuara”, deklaroi Zeqiri në Tëvë1.

Zeqiri tregoi se këtë shqetësim e ka shprehur edhe te Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, teksa shtoi se kanë mjaft komunikim të mirë me të.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera