Lajme

Zenun Elezaj shpall fitoren në Klinë

Autori: Gazeta inFokus 23:46 | 17 October 2021

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Zenun Elezaj, ka deklaruar se ka fituar me rreth 45 për qind të votave.

Elezaj ka shkruar në Facebook se ka mbetur edhe një shtysë e vogël për ta fituar mandatin e dytë.

“Të nderuar bashkëqytetarë të Klinës, kemi fituar me rreth 45% të votave. Këtë fitore ua dedikoj të gjithë qytetarëve të Klinës, të cilët më besuan dhe vlerësuan mundin dhe angazhimin e këtyre 4 viteve. Neve na ka mbetur edhe një shtysë e vogël për të fituar mandatin e dytë. Faleminderit të gjithëve!”, ka shkruar Elezaj.

-Advertisement-

Ndryshe, nga të dhënat e publikuara deri më tani nga KQZ, pas Elezajt në Klinë renditet kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Esat Raci, me 3 mijë e 323 vota, apo 25.79%.

Në vendin e tretë renditet Besim Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, me 2 mijë e 592 vota, me 20.12%.

Lëvizja Vetëvendosje me kandidatin Lulzim Dragidella renditet e katërta me 1 mijë e 395 vota, apo 10.83%./GazetaExpress/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera