Lajme

Zemërgjerësia e një fëmije, e ndan ushqimin edhe me kukullën

Autori: Gazeta inFokus 09:35 | 27 February 2021

Në internet është publikuar një video që i shpërfaq më së miri zemërgjerësinë dhe padjallëzinë e fëmijëve.

Nga pamjet e publikuara, një djalosh i vogël shihet duke e ndarë ushqimin e vet me kukullën e tij të preferuar, Micky Mouse.

Videoja është publikuar nga Katessa Kennedy dhe është bërë në shtëpinë e saj në Karolinën Jugore të Shteteve të Bashkuara, shkruan Daily Mail.

-Advertisement-

Nipi i saj, Karson, ishte i ulur në karrigen për fëmijë pranë “shokut” të tij më të mirë – karakterit të famshëm të Disney-t, i cili ka kapelë e xhemper me dy ngjyra – kuq e gjelbër.

Kukulla para vetes kishte një pjatë të zbrazët, ndërsa pjata e fëmijës ishte e mbushur me vezë. Në video, bukuroshi i vogël shihet duke e afruar pjatën e kukullës dhe duke vendosur një pjesë të ushqimit të tij në të.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera