Lifestyle

Zemërgjerësia, çelësi i lumturisë

Autori: Gazeta inFokus 11:10 | 18 July 2017

Sipas një studimi të ri, të shpenzosh për të tjerët mund t’ju bëjë të ndjeheni më të lumtur në një përiudhë më të gjatë kohore.

Duke eksploruar lidhjen mes bujarisë dhe lumturisë, hulumtuesit në Universitetin e Cyrihut ndanë 50 pjesëmarrës në dy grupe – eksperimentale dhe të kontrollit – të cilëve iu tha se do t’iu jepen 25 franga zvicerane për çdo javë gjatë muajit të ardhshëm, shkruan The Independent, transmeton Klan Ksoova.

Përderisa grupit eksperimenal iu ishte thënë që t’i shpenzojnë paratë duke iu blerë dhurata ose duke i dërguar në darkë të tjerët, grupit të kontrollit iu kishin thënë që t’i shpenzonin paratë vetëm për vete..

-Advertisement-

Skanimet e kryera nga hulumtuesit zbuluan që neuronet në zonën e trurit që lidhen me zemërgjerësi, TPI (temporo-parietal junction) aktivizonin neuronet në “ventral striatum”, që lidhet me lumturinë.

Përfundimisht, ky proces ishte me aktivitet të lartë në grupin eksperimental që kishin vepruar me zemërgjerësi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera