Zemaj, VV-së: “Merrni edhe hamamoviqat, fazliqat e stanishiqat, çoni në prokurori’’

Autori: Gazeta inFokus
13:50 | 28 April 2022
Deputeti nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj, akuzoi deputetët e LVV-së se po fshehin diçka të madhe, në lidhje me moskrijimin e Komisionit Hetimor.
“Mendoj se sa më shumë që po barikadoni për mos lejimin e këtij Komisoni Hetimor, jo vetëm që po i ngritni dyshimet, por kam frikë se me të vërtetë po fshehet diçka e madhe. Nuk mund të bllokoni komisionet hetimore parlamentare në emër të inicimit të grupit të tematikës, sepse e bllokoni demokracinë”, u shpreh Zemaj.
“Të jeni të vëmendshëm, sepse po bëheni pjesë, me qëllim apo pa qëllim, e ndonjë fshehje, e cila mund të jetë vepër penale, apo e korrupsionit. Me këto bllokada nuk po dilni serioz as nuk po tregoni përkushtim për luftimin e të keqes”.
Tutje Zemaj u lëshua në fjalor, duke përmendur disa shprehje që nuk përkojnë fare me fjalorin e gjuhës shqipe.
“A jeni ju që në ditën e parë që keni ardhur në pushtet në Prishtinë, i keni dërguar në prokurori 70 dosje? Merrni dosjet e KEK-ut, e keni kryeshefen, e keni bordin, krejt janë nën logon e LVV-së, dërgoni në prokurori, pse po i lejoni me hy në parashkrim, pse po kërkoni Komision Hetimor? Merrni dhe dërgoni krejt dosjet e blerjes së energjisë elektrike, edhe me at Genin, edhe me Genoxin, edhe me hamamoviqat e fazliqat e stanishiqat e rankoviqat, çoni në prokurori, e keni instrumentin, e keni pushtetin. Pse po kërkoni hetim parlamentar, zgjerim të kompetencës së hetimeve”, tha deputeti.

Të tjera
-
Moti me diell në vikend, IHMK kërkon kujdes për fëmijët dhe personat me sëmundje kronike
Këtë vikend do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Instituti Hid...
-
Trump për përmbytjet në Teksas: 135 të vde*kur, dhjetëra fëmijë të zhdukur, situatë që nuk e kam parë kurrë
Presidenti amerikan Donald Trump sapo ka përditësuar bilancin tragjik në Teks...
-
Zbulohen pesë emigrantë të paligjshëm në një rimorkio kamioni në Terminalin Doganor në Ferizaj
Sot, më datë 11.07.2025, rreth orës 16:00, policia ka pranuar një informatë s...
-
Gazetari Dakaj: BIRN i Jeta Xharrës ka marrë mbi 2 milionë euro nga RTK
Në një reagim të publikuar në profilin e tij zyrtar në Facebook, gazetari dhe...
-
Realizohet Kursi i Liderit Luftarak, ushtarët e FSK-së pajisen me aftësi praktike dhe njohuri taktike
Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë të ditur se në Komandën e Doktrinës dhe S...
-
Përgjimet e reja të Bllacës:”Nëse s’më ndihmon EULEX-i, më ndihmojnë serbët – viktimat janë të tyre”
Përgjimet e publikuara në ‘Debat Plus’ dëshmojnë se Zdenka Pumper jo vetëm që...
-
Meriton Mjekiqi dhe vëllai i tij në kërkim policor për “sul*m të rëndë”
Moderatori Meriton Mjekiqi dhe vëllai i tij janë në kërkim policor. Siç më...
-
Dardan Berisha, kandidat i PDK-së për kryetar të Suharekës
Partia Demokratike e Kosovës ka prezantuar Dardan Berishën, si kandidat për k...
-
Trump tha se parandaloi një su*lm nga Serbia – Osmani e konfirmoi, NATO s’ka koment
Presidenti amerikan, Donald Trump, në disa paraqitje të tij publike ka përmen...
-
Kos: Srebrenica, plagë e thellë në historinë evropiane
Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka përkujtuar vik...
-
Mori kritika të shumta, RTK i ndalë komentet te reagimi i Blerim Haxhiajt
Publikimi i reagimit të gazetarit Blerim Haxhiaj pasi përfitoi financiarisht ...
-
Ambasadori i SHBA-së në NATO në Ambasadën e Kosovës në Bruksel, Bajrami tregon çka folën
Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, ka pritur sot në një takim ko...