Zemaj: Vendimi për KPK-në nuk është i pari antikushtetues i Qeverisë Kurti

Autori: Gazeta inFokus
20:16 | 29 March 2023
Gjykata Kushtetuese e Kosovës kishte vendosur që ta shpallë të pavlefshëm Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, pas kërkesës për vlerësim të kushtetutshmërisë së këtij ligji nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës në vitin 2022.
Për këtë, deputeti i LDK-së, Armend zemaj, ka thënë se nuk është rasti i parë që Gjykata Kushtetuese e sjell një ligj në një pozicion nullë ose një vendim ose një veprim të qeverive ose te parlamentin e Kosovës.
“Në këtë situatë që gjendemi, nuk është vendimi i parë ose veprimi i parë që është antikushtetues i kësaj Qeverie. Më e keqja është që ndërtohet një raport mosbesimi se edhe pozicionet e opozitës në vendet demokratike merren në konsideratë, e pikërisht për këtë ligj, ne kemi tërhequr vërejtjen në Kuvend, por pushteti e mbron në mënyrë të njëanshme një qëllim që tash po del i njëanshëm nga ana e Ministrisë së Drejtësisë”, ka deklaruar ai.
Sipas tij, Gjykata Kushtetuese po paralajmëron Qeverinë se po synon kapjen e institucioneve të pavarura. “Vetëm nuk ju ka shkruar në një letër me një rresht: hiqni dorë nga institucionet e pavarura”, ka thënë Zemaj në RTV Dukagjini.

Të tjera
-
Cila është rëndësia e Odës Nordike të Tregtisë të themeluar së fundmi, flet ambasadori finlandez Nissinen
Ambasadori finlandez, Matti Nissinen, ka folur bashkëpunimin ekonomik ndërmje...
-
Kurti, Indisë për aksidentin tragjik: Kosova qëndron krah jush
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për aksidentin tr...
-
Bislimi i reagon Vuçiqit për intervistën në CNN: Propagandë e pastër
Kreu i Ekipit Negociator të Kosovës dhe numri dy i Qeverisë së Kosovës, Besni...
-
Erdogan betohet si president edhe për një mandat pesëvjeçar
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, është betuar të shtunën për mandatin e...
-
Ambasadori francez: Macroni, Scholzi e Borrelli caktuan qartë kushtet për dalje nga kriza në veri
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, e ka cilësuar si shumë të qar...
-
Tre ushtarë izraelitë të vrarë afër kufirit me Egjiptin
Tre ushtarë izraelitë janë varë dhe disa të tjerë janë plagosur, nga një pers...
-
Kurti: Kryetarë të rinj mund të ketë veç pas zgjedhjeve – adresa për trysni është Beogradi
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se vetëm pas zgjedhjeve të reja ...
-
BE-ja: Zgjedhjet e reja në veri të mbahen sa më shpejt – dështimi për shtensionim do të ketë pasoja
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se zgjedhj...
-
Mediat lokale në Veri: S’ka njerëz para objektit të Komunës në Zubin Potok
Mediumi lokal që funksion në veri “Kontakt Plus Mitrovica” raporton se para n...
-
Arrestohen dy persona në Pejë, dyshohen për vjedhje në një market
Janë arrestuar dy person në Pejë, pasi dyshohet për vjedhje në një market. ...
-
Pushimet verore, ku janë çmimet më të ulëta e ku më shtrenjtë
Pushimet vjetore në jug të Evropës janë përgjithësisht më të lira për gjerman...
-
Situatë e qetë në Leposaviq
Situatë e qetë është të shtunën e 3 qershorit në komunën e Leposaviqit....