Lajme

Zemaj: Vdekjet dhe rastet pozitive po rriten sepse nuk po respektohen masat, ndryshoni sjelljen

Autori: Gazeta inFokus 19:07 | 21 November 2020

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook ka thënë se masat parandaluese ndaj përhapjes së virusit nuk po respektohen. Si rezultat, ai ka thënë se rastet pozitive dhe ato të vdekjeve po shtohen.

Zemaj ka bërë thirrje të ndryshohet sjellja dhe kujtoi se duhet mënyrat e mbrojtjes: distanca, maska dhe higjiena.

Ministri premtoi se numrat e rasteve pozitive dhe vdekjet nuk do të ulen derisa të zbatohen masat kundër koronavirusit.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Zemajt:

Qytetarë të nderuar,

Respektimi i masave për pengimin e përhapjes së virusit dhe luftimin e tij, nuk është në nivelin e duhur, sepse, rastet pozitive dhe rastet e vdekjeve po shtohen. Mos i jepni rast virusit. Ndryshoni sjelljen tuaj.

Numri i madh i personave me virusin Covid 19, dhe numri i madh i rasteve të vdekjeve, do shërbyer si sinjal i fuqishëm për pakujdesinë në shtetin tonë.

Deri sa ende nuk janë në përdorim vaksinat kundër virusit, mënyra e vetme për t’u mbrojtur, është distanca, maska dhe higjiena.

Zbatoni masat kundër virusit vdekjeprurës, ndryshe, numrat nuk do të ulën. Ndryshoni sjelljen tuaj, për ta ndryshuar gjendjen në Republikën tonë. Ndryshe, na presin sfidat edhe më të mëdha!

Barte maskën!

Ruaje distancën!

Mbaje higjienën!

Të tjera