Zemaj uron 28 Nëntorin, bën thirrje për të qëndruar në shtëpi
Autori: Gazeta inFokus 17:23 | 27 November 2020
Në prag të festës së 28 Nëntorit, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
Duke e uruar këtë festë ai ka bërë thirrje të festohet në shtëpi, shkruan Gazeta Express.
“Andaj, duke ju uruar Festën e 28 Nëntorit, ju bëj thirrje që të festoni në shtëpi, e dimë që nuk është mënyra më e mirë e të festuarit, por është e domosdoshme” shkruan Zemaj në Facebook.
Postimi i plotë:
Qytetarë të nderuar,
Kisha dashur shumë që sot bashkë me ambasadorin e Shqipërisë, z. Qemal Mixhozin dhe me gjithë të tjerët të bënim përgatitjet për festën e madhe të 28 Nëntorit, festën e Flamurit kombëtar që me të edhe nisëm, vazhduam dhe mbyllëm luftën tonë më 1999-ën.
Por jo, sot festën gëzimin dhe patriotizimin tonë duhet ta tregojmë ndryshe, patriot është ai i cili rreshtohet krah institucioneve, rreshtohet në krahë të mantel bardhëve, të Policisë dhe të gjithë të tjerëve, për të vetmin qëllim, ruajtjen e shëndetit të njëri-tjetrit.
Secili tashmë e di se fitorja e kësaj lufte është në duart e secilit nga ne, duke ruajtur veten, familjarët dhe rrethin ku jetojmë.
Për nëntë muaj, pandemia na ka dhënë shumë mësime, por mësimi më i mirë që mund të nxjerrim është që secili duhet të bëhet pjesë aktive e kësaj lufte kundër virusit.
Është në dorën tonë të bartim maskën, të ruajmë distancën dhe mbajmë higjienën.
Andaj, duke ju uruar Festën e 28 Nëntorit, ju bëj thirrje që të festoni në shtëpi, e dimë që nuk është mënyra më e mirë e të festuarit, por është e domosdoshme.
Bashkë ia dalim!
Të tjera
-
Vasfije Krasniqi: Çdo ditë e kujtoj tmęrrin që më ndodhi nga forcat serbe
Vasfije Krasniqi Goodman është kthyer në një grua simbol dhe heroinë për shum...
-
Ngjarjet e datës 24 prill
UBT organizon Konferencën Ndërkombëtare “Building Sustainable IoT Ecosystems”...
-
Kurti flet për telefonatën me Macron, shpreson se Franca do ta mbështes anëtarësimin në KiE pa Asociacionin
Kryeministri i vendit Albin Kurti në një bisedë telefonike të zhvilluar me pr...
-
Dita e Turqve, Konjufca: Ky komunitet shtetin tonë e përjeton si të vetin
Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, në organizimin për nder të Ditës Kombëta...
-
Kurti në Panairin e Hanoverit, e quan historike pjesëmarrjen e parë të Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Panairin e Hanoverit “20...
-
Pasuria e Vjosa Osmanit – Baton Haxhiu: Ajo e Prindoni duan të ikim në Australi
Gazetari Baton Haxhiu teksa po diskutonte pasurinë e presidentes Osmani në Pr...
-
Gjuajtje me ąrmë zjąrri në Hajvali, policia jep detaje
Gjuajtje me armë zjarri janë raportuar të kenë ndodhur sot rreth orës 17:00 ...
-
Abdixhiku për raportin e DASH: Dëshmi e shqetësimeve të LDK-së
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku raportin e Depart...
-
Kroacia mbështet hyrjen e Kosovës dhe Shqipërisë në BE
Kroacia mbështet hyrjen e Kosovës dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Kë...
-
Për fjalimin në KS të OKB “Nënat e Srebrenicës” e falënderojnë Osmanin: Do të mbahet mend
Organizata “Nënat e Srebrenicës” me bazë në Bosnje e ka falënderuar president...
-
Nagavci mirëpret vendimin për pezullimin nga puna të Xhevat Krasniqit
Ministrja e Arsimit, Arbërie Negavci, ka reaguar pasi profesori Xhevat Krasni...
-
Macron telefonon Kurtin, bën thirrje për zbatimin e marrëveshjeve ndërsa anëtarësimin në KiE e lidh me Asociacionin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar një telefonatë nga Presidenti ...