Lajme

Zemaj tregohet rigoroz, kështu ndërhyn Policia dhe Inspektorët nëpër kafenetë e Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 23:09 | 17 October 2020

Rritja e numrit të të infektuarve me Covid19 në vendin tonë, kanë bërë që Policia e Kosovës së bashku me Inspektorët në terren të jenë më aktiv, kjo pas alarmit që dha ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, për kujdes të shtuar.

 

Edhe sonte, pjesëtarë të Policisë së Kosovës së bashku me inspektorë janë parë në terren, për të përcjellë më nga afër situatën.

-Advertisement-

Vlen të përmendim faktin se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, pozitiv me Covid19 kanë rezultuar 148 persona. Nga ana e tij, edhe kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ditë më parë nuk ka përjashtuar mundësinë e shtrëngimit të masave, kjo me qëllim që mos të rritet numri i të prekurve me kornavirus.

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera