Lajme

Zemaj thotë se VV-së i përshtatet një libër voluminoz me titull “Si ta shkatërrojmë shëndetësinë”

Autori: Gazeta inFokus 22:10 | 06 October 2024

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka thënë se fjalimet e mbajtura sot në ngjarjen partiake të Lëvizjes Vetëvendosje për shëndetësinë i përshtaten një libër voluminoz me titull ‘Si ta shkatërrojmë shëndetësinë?’.

Më pas, ish-ministr i Shëndetësisë, Zemaj ka përshkruar sesi “do të ishte ky libër”, duke kritikuar kështu Qeverinë Kurti për sektorin e shëndetësisë.

Ai pastaj ka përmendur disa fragmente që thotë që janë “shkatërrimet e Qeverisë për shëndetësinë.

-Advertisement-

“E në këtë libër, po i shkëpus disa fragmente nga shkatërrimet e Qeverisë mbi shëndetësinë: Emërimi dhe shkarkimi i katër ministrave edhe emërimi i vet kryeministrit në krye të komitetit ekzekutiv. Emërimi dhe shkarkimi i katër drejtorëve të ShSKUK-së dhe emërimi e shkarkimi i drejtorëve të spitaleve rajonale e klinikave në spitale, Katër vjet, vetëm një ligj të miratuar edhe ai i pa zbatuar në praktikë për shkak të paaftësisë e interesit të mafisë farmaceutike. Asnjë reformë në legjislacion, pa strategji të shëndetësisë. Pa sistem informativ shëndetësor, pa sigurime shëndetësore. Ikje e mjekëve e infermierëve, fyerje e demotivim i punës së tyre. Skandale një pas një, vrasje e gruas shtatzënë në derë të klinikës, djegie e pacientit në klinikë, mbetje të fëmijës në lavatriçe e plotë skandale tjera”, ka deklaruar ai

“Mungesë të gjërave elementare, prej barnave të domosdoshme e deri te shiringat e infuzionet, pos atyre të blere nga Serbia e mos të flasim për mjete higjienike. Renovime parciale me plotë defekte e më shumë afera korruptive. Tre vjet zero investime për ndërtimin e  QKMF-ve në Drenas, Istog, Ferizaj e Shtime. Tender 20 milionësh për klinikën e emergjencës, që 4 vjet asnjë progres”, ka thëmë Zemaj. /Gazeta Express

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera