Lajme

Zemaj takon sekretarin amerikan Tillerson, tregon se çfarë i tha ai për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 20:10 | 08 February 2018

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, po qëndron në Shtetet e Bashkuara, për Lutjet e Mëngjesit.

Zemaj sot është takuar në Uashington me sekretarin amerikan të Shtetit, Rex Tillerson.

“Ju konsiderojmë miq të çmuar andaj Shtetet e Bashkuara dëshirojnë përparimin tuaj drejt integrimit euroatlantik”, ka treguar Zemaj t’i ketë thënë atij Tillerson.

-Advertisement-

Zemaj po ashtu ka njoftuar se është takuar edhe me kongresistin Sanford D. Bishop.

Shkrimi i plotë:

Ju konsiderojmë miq të çmuar andaj Shtetet e Bashkuara dëshirojnë përparimin tuaj drejt integrimit euroatlantik. Sot në evenimentin e Lutjeve të Mengjesit ishte nderë dhe privilegj të takoja dhe të falenderoja për mbeshtetjen e SHBA-ve., sekretarin amerikan të Shtetit, Zt. Rex Tillerson. Bashkēbisedimi edhe me kongresmenin Sanford D. Bishop, një mik i Kosovës në kohet e vështira të luftës,interesimi për zhvillimet në Kosovë,rajon dhe partneritetin me SHBA-t.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera