Lajme

Zemaj: Rugova është udhërrëfimi jonë

Autori: Gazeta inFokus 12:44 | 21 January 2021

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në 15 vjetorin e vdekjes së Presidentit Ibrahim Rugova, ka bërë homazhe tek varri i tij.

Zemaj, ka thënë se Ibrahim Rugova është udhërrëfim për të, shkruan Gazeta inFokus.

“Bashkë me miqtë e mi, Doruntinën dhe Flamurin, fëmijët e dy prej bashkëpunëtorëve më të afërt të Presidentit Rugova, Enver Malokut e Ukë Bytyqit, bëmë homazhe në 15 vjetorin e shkuarjes në amshim të Presidentit tonë historik.
Ne, jemi krenarë që u takojmë familjeve që dhanë gjithçka në luftën tonë për Kosovën, shtet të pavarur e sovran.
Dr. Ibrahim Rugova është udhërrëfimi jonë i vetëm, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës është shtëpia jonë politike.
Lavdi jetës dhe veprës së Presidentit Rugova”, ka shkruar ai./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera