Lajme

Zemaj replikon me Vitinë për vaksinat, ministri: Po keqinformon, nuk ka qenë kontratë por parakontratë

Autori: Gazeta inFokus 16:55 | 27 April 2021

Ish-ministri i Shëndetësisë, njëherësh edhe deputet i LDK-së, Armend Zemaj e ka pyet ministrin aktual të Shëndetësisë, Arben Vitia, se cila është dinamika e shtuar në procesin e sigurimit të vaksinave anti-Covid në Kosovë, shkruan Gazeta Express.

“Unë mendoj edhe dje edhe sot, ministra Vitia e ka përmend një fakt. Është shtuar dinamika që nuk ka qenë e duhur. Unë e pyes z.Vitia se cila ka qenë dinamika e duhur dhe cila nuk ka qenë dinamika e duhur lidhur me këto tri procese të sigurimit të vaksinës Covid, ajo me Komisionin Evropian, ajo me Covax dhe pjesa tjetër poashtu me datën 30 mars kam marr konfirmimin tjetër nga Covax që është përcjell nga ju për të ju informuar për ardhjen e kontingjentit të dytë të vaksinave. Edhe kontrata me Pfizer është përcjell tek ju me 31 mars.. cila është dinamika e duhur që e keni shtuar z.Zemaj nga ajo ditë e deri më sot”, ka thënë Zemaj.

Vitia e pranon punën e Zemajt: Me Covax-in kanë qenë të gjitha në rregull, kemi vazhduar me atë dinamikë

-Advertisement-

Kësaj pyetje të Zemajt i është përgjigjur Vitia. Ai deklaroi se duhet pritur edhe pak kohë për të parë se cfarë dinamike është shtuar në këtë proces.

“E para është një keqinformim. Nuk është kontrata finale. E dini edhe ju. Është një parakontratë. Për pjesë të tjera të shtimit të kësaj dinamike, siç thashë edhe dje të presim edhe pak kohë që të shohim se çfarë dinamike është shtuar dhe se çfarë do të vjen në fund”, ka thënë Vitia.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera