Zemaj: Qeveria Kurti ka dështuar në menaxhimin e shëndetësisë

Autori: Gazeta inFokus
15:41 | 28 October 2022
Ish-ministri i Shëndetësisë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj, deklaroi të premten se Qeveria Kurti ka dështuar në menaxhimin e sektorit të shëndetësisë.
Në një konferencë për media, Zemaj tha se duhet të bëhen intervenime të shpejta në përmirësimin e gjendjes.
“Intervenimet duhet të bëhen të shpejta sidomos në furnizim me barna, me material shpenzues, por ligji i pagave, ofrimi i pagave të dinjitetshme për profesionistët shëndetësor, mjekët dhe infermierët por edhe stafin tjetër, nëse nuk bëhet me kohë të shpejtë dhe reale atëherë do të kemi vitin e ardhshëm pothuajse një emergjencë humane profesionale në këtë sektor”, u shpreh deputeti i LDK-së.
Ai përmendi si shqetësim moslëvizjet në drejtim të krijimit të fondit për sigurime shëndetësore, mungesën e furnizimit me barna nga lista esenciale, dhe listat e gjata të pritjeve të pacientëve për të marrë shërbime.
“Dorëheqja edhe e një ministri dhe caktimi i një ekipi ekzekutiv për menaxhim të shëndetësisë tregon që kryeministri dhe kjo qeveri e ka pranuar dështimin e tij në këtë sektor. Se Qeveria Kurti ka dështuar në menaxhimin e shëndetësisë flasin edhe shifrat e investimeve kapitale në këtë fushë. Vetëm 5% e investimeve kapitale në shëndetësi janë realizuar gjatë këtij viti. Kjo është një mesatare edhe më e tmerrshme sesa mesatarja prej 10% e realizimit të investimeve nga të gjitha ministritë e vendit. Vetëm 530 mijë e 702 euro nga 10 milion e 63 mijë euro të zotuara janë shpenzuar për projekte nga Ministria e Shëndetësisë. Në këtë ministri nga 15 projekte kapitale që janë paraparë me ligjin e buxhetit kanë filluar vetëm dy dhe ato janë vetëm në fazën iniciuese të saj”.
Zemaj shtoi se Qeveria Kurti e ka zvogëluar buxhetin për shëndetësi afër 15% derisa ka shtuar se largimi i profesionistëve shëndetësorë po bëhet për shkak të pagave të ulëta dhe trajtimit jo të mirë të tyre.
Ai potencoi se për nëntë muaj të këtij viti janë larguar 180 mjekë.

Të tjera
-
Rama uron Fitër Bajramin: Zoti ju shpërbleftë për të gjitha sakrificat
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka uruar besimtarët myslimanë për fest...
-
26 vjet nga vṛasja e katër anëtarëve të familjes Morina, nesër në Milloshevë mbahen homazhe
Me rastin e 26-vjetorit të vrasjes së katër anëtarëve të familjes Morina, Fej...
-
“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane paralajmëron aplikantët për viza për në SHBA
Ambasada Amerikanë në Tiranë ka dalë me një lajmërim të rëndësishëm për perso...
-
Vance paralajmëron Danimarkën: Nuk po e ruani Groenlandën nga Rusia dhe Kina
Zëvendëspresidenti i SHBA, JD Vance akuzoi të Danimarkën se nuk po bën një pu...
-
Edhe dy ditë kohë për zyrtarët publikë që ta deklarojnë pasurinë
Brenda 29 ditëve mbi 7 mijë e 900 zyrtarë publik e kanë deklarua pasurinë nga...
-
Rama: Shqiptarët të votojnë më 11 maj për të afruar Shqipërinë në BE
Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka kërkuar votën e shqiptarëve në zgjedhjet e...
-
Në prag të Festës së Bajramit, Osmani bën thirrje të mbështeten fëmijët me ‘Down Syndrome’
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani teksa ka promovuar mbështetjen që Preside...
-
Në prag të festës së Fitër Bajramit, Haradinaj uron besimtarët myslimanë
Në prag të festës së Fitër Bajrami, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj u ka përc...
-
Edhe komandanti i FSK-së uron Fitër Bajramin
Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari ka uruar Festë e Fitër Bajramit. Në p...
-
Begaj uron shqiptarët myslimanë për Fitër Bajram
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i ka uruar të gjithë besimtarët myslim...
-
Shtrenjtimi i rrymës mund të jetë vetëm fillimi i ngritjes së çmimeve
Nga prilli, rryma në Kosovë mund të rritet për 15 për qind. Por, kjo rritj...
-
Osmani solidarizohet me popullin e Tajlandës dhe Mianmarit: Ngushëllimet tona më të thella për familjet e viktimave
Pas tërmetit shkatërrues, numri i të vdekurve në Mianmar është rritur në 1 mi...