Lajme

Zemaj: Punëtorët në Kosovë nuk kanë trajtim dinjitoz nga punëdhënësit

Autori: Gazeta inFokus 22:17 | 14 March 2019

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj ka thënë se punëtorët në Kosovë në shumicën e rasteve nuk kanë trajtim dinjitoz nga punëdhënësit.

“Kushtet e tyre të punës, siguria në punë, mosrespektimin e orarit, mosrespektimin e ditëve të pushimit as për festat zyrtare, pagesat minimale etj, janë qashtje që kërkojnë trajtim dhe respektim ligjor”, ka shkruar Zemaj mes tjerash në llogarinë e tij në Facebook.

Zemaj ka thënë se për këtë problematikë esenciale se bashku me kolegët deputet kamë iniciuar debat parlamentar

-Advertisement-

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Punëtorët në Kosovë në shumicen e rasteve nuk kanë trajtim dinjitoz nga punëdhënësit. Kushtet e tyre të punës, siguria në punë, mosrespektimin e orarit, mosrespektimin e ditëve të pushimit as për festat zyrtare, pagesat minimale etj, janë qashtje që kërkojnë trajtim dhe respektim ligjor. Për këtë problematikë esenciale se bashku me kolegët deputet kamë inicuar debat parlamentar, duke propozuar masa adekuate të cilat do duhej të jenë obligative për respektimin dhe avancimin e të drejtave të punëtorve në sektorin privat. Ju ftoj të gjithëve të ngritni zërin dhe të bëheni pjesë e rregullimit të kësaj qashtje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera